“Shëron autizmin”, Ministiria e Shëndetësisë aktivizon policinë dhe prokurorinë ndaj Arianit Sllamnikut

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet në media dhe rrjete sociale për pretendimet e Arianit Sllamnikut për “shërimin e autizmit”.

Në reagimin e saj, Ministria u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë shëndetësorë të licencuar.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për këtë rast janë informuar institucionet kompetente dhe se është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.

Artikuj të tjerë

Back to top button