
Një rast i ngacmimit seksual është raportuar të dielën në Fushë Kosovë, njoftoi Policia e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 25.01.2026, rreth orës 18:00, një grua ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga një person.Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë intervistuar palët, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të mëtejme nga organet e drejtësisë.


