Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxhetin, shpresoj të mos jetë arsyeja zgjedhja e presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka kritikuar projektbuxhetin e vendit për vitin 2026, të cilin e ka prezantuar në seancën e sotme të Kuvendit, ministri i Financave, Hekuran Murati. Hamza tha se buxheti i propozuar është një buxhet që menaxhon status quo-në.

Sipas tij, me këtë buxhet nuk ka investime, por ka keqësim të gjendjes.

“Projektbuxheti i propozuar për vitin 2026 është buxhet që menaxhon status quo-në, kjo si rezultat i rritjes së shpenzimeve operative dhe posaçërisht te transferet dhe subvencionet. Kjo ndikon në rritjen e konsumit në periudhë afatshkurte, por në periudhë afatgjate si rritje e shpenzimeve rrjedhëse e zvogëlon hapësirën për investime kapitale”, tha ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button