Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës.
Kështu ka bërë të ditur avokati Drini Grazhdani, i cili ka thënë se padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj Teuta Fazliut.
Ai ka thënë se kjo është një fitore fillestare, për çka u zotua se do të jetë i përkushtuar që të përfundojë me fitore të plotë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pasivizimi po i detyron shqiptarët që të largohen pasi qytetarët humbasin të drejtën për të marrë dokumentet e tyre.
“Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut është një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se kjo Gjykatë refuzon mbi 90% të rasteve që në fazën fillestare. Qëllimi im kryesor është që përmes këtij rasti, Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (rregulla 61). Kjo do të thotë që vendimi të mos mbetet vetëm për Teutën, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë dhe të aplikohet në të gjitha rastet e ngjashme”, ka shkruar ai.
Ai përmes këtij postimi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Luginë të Preshevës që të ndjekin procedurat e brendshme ligjore



