Tahiri: Qysh ka mundësi Kosova me ardh në këtë ditë? S’ka as kandidat, as seancë për president

Besnik Tahiri i AAK-së u shpreh i shokuar me gjendjen për çështjen e Presidentit të Kosovës.

Ai tha se deri më tash nuk ka asgjë nga Vetëvnedosje.

“Qysh ka mundësi Kosova me ardhë në këtë ditë? Qytetari nuk di kush është as kandidat.” 

Fjala e Tahiri: 

Këta as emër s’kanë vendosur ende. Mua qytetarët më pyesin allahile çka po bëhet? Kjo është një puç që po instalohet Kosovës nga disa të papërgjegjshëm, që këta duan ta zaptojnë institucionin e presidenvcës, që llogaridhënia të jetë veç te një parti.

Po vimë në një situatë ku tendencat janë shumë të qarta, ku njl ngërç politik dëshiron të kthehet në interpretim kushtetues vetëm që të zvarritet.

Ky vend ka dhanë shumë me mrri këtë shtet, dhe me mbërri në këtë deregje.

Tendenca është me kthy në interpretim kushtetues dhe me vazhdu zhagitja e me diskutu se kush ka të drejtë.

Cilën seancë? Cilin president?

E vërteta është se nuk ka kandidat e as kandidate. Nuk është Vjosa Osmani. Nuk është asnjë kandidat. Ka veç hipotetika. Qysh ka mundësi Kosova me ardh në këtë pozitë? Qysh ka mundësi që qytetari nuk e di kush është kandidati. Kjo veç për me zhagit. Që opozita të dorëzohet, dhe që një person me librezë të vjen për president.

Artikuj të tjerë

Back to top button