Kryetarja e Kuvendit mban konferencë për media

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbajë sot konferencë për media.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit në orën 18:30.
Lëvizja e Vetëvendosje ka njoftuar se do të propozojë Glauk Konjufcën si kandidat për president, duke ftuar edhe partitë tjera që të paraqesin emrat e tyre dhe duke ofruar mbështetje për nënshkrime shtesë nga grupi parlamentar.
Ndërsa, LDK ka shprehur keqardhje për atë që e konsideron qasje joserioze nga VV, duke paralajmëruar se vendi po shkon drejt shkeljes së afateve kushtetuese dhe rrezikon të përballet me zgjedhje të reja parlamentare në mungesë të konsensusit.



