Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje, në afërsi të një shkolle në Klinë

Dy persona janë arrestuar në afërsi të një shkolle në Klinë, nën dyshimin për veprën penale, “Mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Klinë – më 04.03.2026, rreth orës 10:00, patrulla policore që ishte e angazhuar në implementim të një plani operativë, në afërsi të SH.M. “Fehmi Agani” në Klinë, kanë vërejtur dy persona të dyshimtë ku pas një kontrolli të përkohshëm për siguri te të dyshuarit janë gjetur një pistoletë dhe një brisk të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftim..
Të dyshuarit janë shoqëruar për në stacionin policor në Klinë ku janë intervistuar ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.H (viti i lindjes 2004) është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë po ashtu me inicialet A.H. (viti i lindjes 2006) është liruar në procedurë të rregullt.
Armët e konfiskuara janë:
njё (1) revole Zoraki M 906T
një (1) karikator
dy (2) fishekë cal. 9mm
një (1) brisk 7cm


