
Një shtetase e Turqisë është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të udhëtojë me pasaporta në emër të personave të tjerë.Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës e cila thekson se rasti ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ky rast i cili është regjistruar më 05.03.2026, në ora 11:00, është iniciuar si “falsifikim i dokumentit”.



