Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartësi gjatë punës

Një person në Gjilan është rrëzuar nga një lartësi gjatë punës në një objekt në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Bëhet e ditur se viktima u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit.

“Sot me 16.03.2026 në orët e paradites policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se një puntor gjer sa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër këtu në Gjilan është rrëzuar nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në kordinim me prokurorin ka filluar hetimet rreth këti rasti të rëndë. Për rastin prokurori i shtetit ka urdhëruar që të hapet rast “Asgjasim dëmtim apo heqje e masave mbrojtëse në punë”, njoftoi Hashani.

Artikuj të tjerë

Back to top button