
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka arrestuar të martën një person të dyshuar me incialet A.B.
A.B. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shpëlarje e parave”.
I njëjti dyshohet se paratë e përfituara përmes mashtrimeve të qytetarëve të ndryshëm në Republikën e Gjermanisë dhe në Republikën e Kosovës, i kishte deponuar në formë të parasë së gatshme në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij.
Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.



