KosovaMed dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në në Prizren, përmbyll aktivitetet humanitare të Ramazanit

Në frymën e solidaritetit dhe humanizmit që karakterizon muajin e shenjtë të Ramazanit, kompania KosovaMed Healthcare sh.p.k. ka përmbyllur këtë periudhë me një donacion të rëndësishëm të pajisjeve mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren.

Përveç reflektimit shpirtëror, Ramazani u shënua edhe si një periudhë e bashkimit dhe e veprave humane. Në këtë kuadër, KosovaMed ka realizuar një sërë iniciativash konkrete, duke mbështetur më shumë se tetë komuna në Kosovë me pajisje mjekësore esenciale.

Pajisjet e dhuruara janë përzgjedhur në bazë të nevojave reale të institucioneve shëndetësore dhe konsiderohen të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve.

Nga kjo kompani theksohet se ky angazhim nuk është vetëm një iniciativë sezonale, por pjesë e një misioni të vazhdueshëm për të kontribuar në avancimin e sistemit shëndetësor në vend.

“Ramazani është muaj i solidaritetit dhe i dhënies. Ne jemi të përkushtuar që këtë frymë ta shndërrojmë në veprime konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KosovaMed ka bërë të ditur se do të vazhdojë edhe në të ardhmen me misionin e saj human, duke mbështetur institucionet shëndetësore jo vetëm me pajisje mjekësore, por edhe me staf profesional, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe sociale në vend.

Me këtë donacion në QKMF-në e Prizrenit, kompania përmbyll një kapitull të rëndësishëm të aktiviteteve humanitare gjatë Ramazanit, duke lënë gjurmë konkrete në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe duke dëshmuar edhe një herë rolin e saj si partner i besueshëm në kujdesin shëndetësor në Kosovë.

Artikuj të tjerë

Back to top button