Ballina
KQZ: Partitë politike mund t’i shpenzojnë deri në 2 milionë e 50 mijë euro për fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës.
KQZ vendosi të kufizojë shpenzimet e fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të çertifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, përcjell Arbresh.info
Drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim, Besnik Buzhala ka njoftuar se sipas vendimit të KQZ, një subjekt politik do të ketë të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro për fushatën e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.