Petrit Kllokoqi ngjitet në majën më të lartë në botë, ngrit flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë

Afaristi Petrit Kllokoqi është ngjitur në majën më të lartë në botë, në Mount Everest.
Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Lot gzimi per Vendin tem”, ka shkruar ai në Instagram.
Pos tjerash, ai kishte deklaruar ecurinë për ta kryer këtë aktivitet të sportit ekstrem.
“I kam humbur rreth 7 kilogramë deri më tash, mirëpo nuk e kemi ende Summit Pushin ku mundet me ndodh që me humb edhe më tepër kilogramë. Unë jom happy për me humbë kilogramë”, tha ai gjatë një lidhje direkte në Kosova Today.


