“BESOJ QË PO” Kurti lë hapësirë për zgjedhje të reja këtë vit

Kryeministri në detyrë ka lënë të hapur mundësinë që këtë vit të ketë sërish zgjedhje, duke thënë se nuk mund ta dijë nëse këto do të jenë të fundit. 

I pyetur se a janë të fundit zgjedhjet e 7 qershorit, ai ka thënë se “beson se po”.

Ai edhe një herë ia ka lënë fajin opozitës për tashmë zgjedhjet e reja, duke e quajtur atë “Bllok Opozitar”.

“Jemi ku jemi pasi tashmë kemi entitet të konsoliduar politik, që është blloku opozitar përkundër qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe po përdor aspekte të ndryshme kushtetuese, procedurale vetëm për të mos ecur para me shpejtësinë e duhur”, tha Kurti.  

“Shteti funksionon njëjtë, unë punoj jo më pak, por njëjtë. Unë jam në detyrë, kemi edhe presidente në detyrë. Imazhi i Kosovës është cenuar pak, por faktori ndërkombëtar ka mirëkuptim për Qeverinë e Kosovës”, deklaroi Kurti, mes tjerash.

Kurti tha se opozita e ka bllokuar vetveten, pasi sipas tij e ka pamundësuar punën e saj në Kuvend, ndërsa shtoi se opozita “lulëzon në Kuvend”.

Artikuj të tjerë

Back to top button