27 vjet nga Masakra e Stagovës në Kaçanik

Sot bëhen 27 vjet nga masakra e Stagovës në Kaçanik, ku më 21 maj 1999 forcat e regjimit të Milosheviqit vranë 13 civilë të pafajshëm, mes tyre edhe fëmijën 7-vjeçar Fitim Gudaqi.

Ndër viktimat: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi dhe Brahim Dashi. Në mbrojtje të civilëve ra dëshmori Ekrem Gudaqi.

Masakra e Stagovës renditet ndër 15 masakrat më të tmerrshme të luftës në Kosovë. Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e hetoi rastin, por asnjë nga autorët nuk u dënua.

Paramilitarët serbë dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të shtëpive të fshatit, nga 180 sa kishte.

Sot në Stagovë mbahet manifestim përkujtimor në Shkollën Fillore “Agim Bajrami” nga ora 14:00, pasuar nga homazhe në Kompleksin Memorial të Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.

Artikuj të tjerë

Back to top button