Vranët, shi dhe rrufe – temperaturat deri në 23 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtëra me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen të sjellin riga lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmet 19 deri 23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga pjesa jug-perëndimore me shpejtësi nga 1 deri 10 m/s.

Artikuj të tjerë

Back to top button