Kurti: Në bashkërendim me bizneset e sektorin privat, planifikojmë edhe pagën e 14

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ditë më parë në një intervistë u ankua se punëtorët më të zellshëm e më të zot synojnë të punojnë në sektorin privat dhe jo në atë publik, para publikut të vet por pa u konsultuar me sektorin privat, ka përmendur si premtim pagën e 14. Ai u zotua se kjo do të bëhet me ligj, në bashkërendim me sektorin privat.
“Nga viti 2026 do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13 për sektorin publik, por edhe për atë privat. Pas dialogut me sektorin privat synimi është që në bashkërendim me bizneset dhe punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14. Sepse duhet të planifikohen edhe pushimet…”



