Detajet e fundit nga vrasja në Prishtinë: Çka thonë fqinjët për “Radullën”? 

Në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, një person është vrarë mbrëmjen e sotme. Viktima është Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, i cili ka qenë emër i njohur për organet e rendit.

Ndërkaq, nga detajet e fundit te siguruara nga ky rast thuhet se: “Sipas informacioneve dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një borxhi që dorasi i ka pasur viktimës”

“Dyshohet që në mosmarrëveshje e sipër ka ndodhur edhe vrasja. Me sa kemi dëgjuar, ka pasur probleme me dikë, por nuk dihet nëse është dorasi personi me të cilin ka pasur probleme”.

“Fqinjët thanë se i kanë dëgjuar krismat, teksa shtuan se e kanë njohur viktimën, por që nuk kanë pasur ndonjë problem me të dhe nuk është njohur si problematik. Thonë se ka qenë i qetë në lagje”, u shprehen banorët. Po ashtu, është mësuar se “Radulla” është vrarë afër vendit ku ka qëndruar zakonisht, teksa banesën e ka pasur pak më larg vendit të ngjarjes.

Viktima në fjalë ishte rreth moshës 30 vjeçarje. Nderkaq trupi i viktimës tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button