Nis rrënimi i “Patronit”, do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë

Ka nisur zyrtarisht faza e punimeve në kuadër të projektit “Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.
Me këtë rast, ka filluar rrënimi e ish-pompës së derivateve “Patroni”, në hapësirën ku është planifikuar ndërtimi i objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Punimet nga afër i ka përcjellë ministri i Bujqësisë, Armend Muja, i cili ishte i pajisur me jelek dhe kapelë pune, duke parë nga afër zhvillimin e procesit të rrënimit.
Nga ministria është bërë e ditur se ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve moderne dhe funksionale për institucionin, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.


