Raportohet se pyetjet e testit të maturës u shpërndan në grupet e rrjeteve sociale

Sot nga ora 10:00 ka filluar testi i maturës shtetërore Fotot me pyetjet kanë nisur të shpërndahen në grupe në rrjete sociale vetëm shtatë minuta pasi kishte filluar testi.
Saktësisht në një grup me emer ‘Maturantët 2026’.
Sot në test po marrin pjesë 19 mijë e 514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin, ndërkaq procesi i testimit u administrua nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve.



