Gruaja raporton në polici dhunën e ushtruar nga burri i saj në Pejë

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Pejë.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se është përdorues i substancave narkotike dhe alkoolit.

Pas raportimit të rastit, palët janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga autoritetet kompetente.Me vendim të prokurorit, i dyshuari dhe viktima janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë-Me datë 20.06.2026 është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili është përdorues i substancave narkotike dhe alkoolit. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button