Një person dyshohet se u godit në kokë me kondak të armës në Pejë

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar në Pejë. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 08.07.2026, rreth orës 11:50, në rrugën “Medlin Olbrajt” në Pejë.Viktima ka njoftuar se i dyshuari e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas sulmit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se i dyshuari, pas kryerjes së veprës, është larguar në drejtim të panjohur.Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.Rasti mbetet në hetime.

Artikuj të tjerë

Back to top button