Plagoset në Pejë një person me armë zjarri, Policia jep detaje

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rreth orës 22:36 policia është informuar lidhur me një plagosje që ka ndodhur në qytetin e Pejës. Ai ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Mbreti Pirro”.

Ndërkaq Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin, ku dhe pritet të sqarohen detajet tjera të ngjarjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button