Gjuajti me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari, në vendin e ngjarjes u gjetën 90 fishekë e 146 gëzhoja

Policia ka arrestuar një person në fshatin Kukaj të Prishtinës, nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu.
Ngjarja ka ndodhur të hënën më 13.07.2026, në ora 00:28.“Në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 90 fishekë me gaz dhe 146 gëzhoja.” , thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë rast është marrë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e së cilit, i dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.



