Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri në Ferizaj.
Sipas informacioneve fillestare, policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar të dyshuarin, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.



