Mitrovicë e Jugut: Një punëtor 50 vjeçar lëndohet në vendin e tij të punës, dyshohet se pësoi lëndime në kokë

Një person rreth moshës 50-vjeçare është lënduar gjatë ditës së sotme teksa po punonte në ndërtimin e një shkolle në Lagjen e Minatorëve në Mitrovicën e Veriut.

Punëtori është lënduar derisa ishte duke punuar te disa shtylla me një kamionetë.

I lënduari fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Jugut, Dyshohet se ai ka pësuar lëndime në kokë dhe po trajtohet tashmë në QKUK.

Ndërkaq konfirmohet se në vendin e ngjarjes kane arritue hetuesit policor, dhe Inspektorati Qendror i Punës, ndersa rrethanat e plota të rastit po hetohen nga Policia.

Artikuj të tjerë

Back to top button