Rama: Po lirohen banesat komunale të uzurpuara, prona publike nuk mund të trajtohet si private

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Komuna ka nisur procesin e lirimit të banesave komunale që, sipas tij, janë shfrytëzuar për vite me radhë në mënyrë të paligjshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se disa nga këto banesa janë përdorur pa kontrata dhe pa bazë ligjore, duke theksuar se prona publike duhet të mbrohet dhe të menaxhohet me përgjegjësi.

“Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se kryeqyteti do të vazhdojë të veprojë ndaj rasteve të uzurpimit të pronës komunale, duke theksuar se për këtë çështje nuk do të ketë kompromis.

Artikuj të tjerë

Back to top button