Gjendet pa shenja jete shtetasi i huaj i cili u zhduk në Liqenin e Batllavës

Vonë në mesnatë është gjendur pa shenja jete trupi i shtetasit arab i zhdukur në Liqenin e Batllavës.
Abdullah Eljoheni ishte shpallur dje pasdite si i zhdukur në rrethana të paqarta. Policia e Kosovës dhe trupat e kërkimshpëtimit ishin në aksion për gjetjen e trupit të tij.
Në orët e mbrëmjes dje u raportua se një shtetas i huaj ishte futur në Liqenin e Batllavës dhe nuk kishte dalë më, ku u aktivizuan ekipet e kërkim shpëtimit për të lokalizuar trupin e tij.



