
Sipas orarit të fluturimeve për 1 gusht, gjatë gjithë ditës janë regjistruar ose planifikuar gjithsej 64 ardhje.
Fluturimi i parë aterroi nga Vjena në orën 00:21, ndërsa i fundit pritet të mbërrijë nga Londra në orën 23:05.
Para orës 08:00 mbërritën edhe dy fluturime të tjera nga Cyrihu dhe një nga Bratislava.
Sipas orarit të fluturimeve për 1 gusht, gjatë gjithë ditës janë regjistruar ose planifikuar gjithsej 64 ardhje. Fluturimi i parë aterroi nga Vjena në orën 00:21, ndërsa i fundit pritet të mbërrijë nga Londra në orën 23:05.
Vetëm gjatë orëve të para pas mesnatës aterruan pesë aeroplanë: një nga Vjena, një nga Cyrihu dhe tre nga Antalia. Para orës 08:00 mbërritën edhe dy fluturime të tjera nga Cyrihu dhe një nga Bratislava.
Gjermania dhe aeroportet zvicerane përbëjnë pjesën dërrmuese të trafikut të sotëm. Nga qytetet gjermane janë planifikuar 23 fluturime, ndërsa 23 të tjera vijnë nga Cyrihu, Gjeneva dhe Basel-Mulhouse. Së bashku, këto destinacione përbëjnë rreth 72 për qind të të gjitha ardhjeve të ditës.
Nga Cyrihu janë gjithsej dhjetë fluturime, nga Basel-Mulhouse shtatë dhe nga Gjeneva gjashtë. Ndërkaq, nga Gjermania më së shumti aeroplanë vijnë nga Dyseldorfi dhe Shtutgarti, me nga pesë, si dhe nga Mynihu me katër fluturime.Tetë ardhje janë nga Turqia, përfshirë pesë nga Stambolli dhe tri nga Antalia. Në orar janë edhe gjashtë fluturime nga vendet nordike, dy nga Vjena, një nga Bratislava dhe një nga Londra.Kompania me numrin më të madh të fluturimeve është GP Aviation, e cila ka 22 ardhje të planifikuara gjatë ditës.Një prej periudhave më të ngarkuara pritet nga pasditja deri në mbrëmje, ndërsa një valë tjetër fluturimesh është planifikuar pas orës 21:50, kur brenda pak më shumë se një ore pritet të mbërrijnë nëntë aeroplanë.Orari mund të ndryshojë për shkak të vonesave ose rrethanave operative. Udhëtarëve dhe personave që presin familjarët u rekomandohet ta kontrollojnë statusin e fluturimit para se të nisen drejt aeroportit.



