Aksident i rëndë në një minierë në Bulqizë, materiali i kromit zë poshtë minatorin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00 në Tërnovë e Madhe, në bashkinë Bulqizë, ku një minator dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë procesit të punës

Sipas informacionit paraprak, 40 vjeçari, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se është mbuluar nga materiali i kromit pas incidentit, raporton abcnews.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e Policisë, të cilat po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e 40-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button