
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Në autostradë për Shqipëri kanë ndodhur dy aksidente, në njërin aksident janë të përfshira tri automjete dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona. Në aksidentin tjetër (500m më larg) ka ndodhur aksidenti tjetër ku të përfshira janë dy automjete, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. Me aksidente po merren njësitet e autostradës”, tha Krasniqi.
TandemPress ka raportuar më heret lidhur me këtë aksident.Ndersa në vendin e ngjarjes është parë edhe ambulanca e cila është marrë me personat e lënduar

