Lëndohen dy persona në një aksident në Deçan

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Deçan, saktësisht në rrugën në drejtim për te “Manstiri”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Personat e lënduar janë dêrguar për trajtim mjekësor. Lëndimet e tyre janë të lehta”, deklaroi Gashi.

Artikuj të tjerë

Back to top button