Fluks i lartë turistik: Mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri vetëm gjatë fundjavës

Një tjetër shifër rekord e lëvizjeve gjatë sezonit turistik veror është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në fundjavën e parë të muajit gusht, periudhë që pritet të shënojë numrin më të lartë të pushuesve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin, gjatë datave 1-2 gusht 2026, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 18.329 automjete dhe 50.463 shtetas të Kosovës.

Ndërkohë, fluks i lartë është regjistruar edhe në dalje nga Shqipëria drejt Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Artikuj të tjerë

Back to top button