Komunat kërkojnë Fond Emergjent pas paralajmërimeve për stuhi: “Nuk kemi kapacitete të mjaftueshme”

Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për stuhi të fuqishme, komunat kanë kërkuar krijimin e një Fondi Emergjent që do t’u mundësonte reagim më të shpejtë në situata të jashtëzakonshme.

Komunat nuk kanë kapacitete financiare që të ndërmarrin masa shumë të rëndësishme sa i përket ndryshimeve klimatike dhe situatave emergjente”

Edhe Komuna e Mitrovicës së Jugut ka vlerësuar se një fond i tillë do të ndihmonte në reagim më efikas.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, shprehet se komunat janë të kufizuara financiarisht për të përballuar dëmet nga fenomenet natyrore dhe se përgjegjësia kryesore i takon nivelit qendror.

“Komunat nuk kanë kapacitete financiare që të ndërmarrin masa shumë të rëndësishme sa i përket ndryshimeve klimatike dhe situatave emergjente”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ai ka theksuar se ende ka qytetarë që presin kompensimin e dëmeve nga vërshimet e vitit 2022, duke e lidhur këtë vonesë me mungesën e një fondi emergjent dhe procedurat e gjata administrative.

Kërkesë për një fond të tillë ka bërë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka thënë se komunat duhet të kenë mundësi të menaxhojnë më shpejt rastet e fatkeqësive natyrore.“Komunat është e domosdoshme që të kenë një fond emergjent, pra të drejtën për të menaxhuar rastet kur ka fatkeqësi elementare natyrore”, ka deklaruar Latifi.

Edhe Komuna e Mitrovicës së Jugut ka vlerësuar se një fond i tillë do të ndihmonte në reagim më efikas dhe në ofrimin e ndihmës për qytetarët në kohë më të shkurtër.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për stuhi të shoqëruara me reshje intensive, erëra të forta dhe breshër, ndërsa Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se ka ngritur gatishmërinë operative dhe koordinuese për përballimin e situatave të mundshme emergjente.

Artikuj të tjerë

Back to top button