Arrestohet një person në Ferizaj, ishte i kerkuar nga INTERPOLI për vjedhje të rëndë

Arrestohet në Ferizaj personi i kërkuar nga INTERPOL-i për “vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj një person të kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.


Sipas njoftimit, më 24 gusht 2026, rreth orës 21:00, zyrtarë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera policore, përfshirë Stacionin Policor në Ferizaj, realizuan një operacion policor.


Gjatë këtij operacioni u arrestua i dyshuari me inicialet N.R., i cili ka shtetësi të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Ai kërkohej nga INTERPOL-i me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pasi dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.


Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë sipas rastit.

Artikuj të tjerë

Back to top button