Aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në Vërmicë të Prizrenit: Vdes një person, dy të tjerë lëndohen

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në autostradë, rreth 29 kilometra larg Vërmicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Indeksonline se aksidenti ku një person ka humbur jetën ka ndodhur rreth orës 20:27.

“Në ora 20:27, policia është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, km i 29 nga Vërmica. Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Në vendin e ngjarjes pos njësive policore janë thirrur edhe ekipet mjekësore.

“Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button