50 mijë euro investim i ri per minieren Trepça SH.A nënshkruan kontratën me dy operatorë ekonomikë nga Fushë Kosova

Trepça SH.A. ka dhënë kontratën për furnizim me pompë dhe pjesë për sistemin e pompimit në Minierën me Flotacion në Stantërg

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, të publikuar më 27 gusht 2026, vlera e kontratës është 44 mijë e 981.60 euro.

Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë G3 INXHINIERING SH.P.K. dhe NOVAMAT sh.p.k., me adresë në Fushë Kosovë.

Në procedurën e prokurimit, e cila është zhvilluar përmes procedurës së hapur, janë pranuar gjithsej dy tenderë, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Vlera e parashikuar fillestare e kontratës ishte 70 mijë euro, ndërsa oferta fituese është për 44,981.60 euro.

Sipas dokumentit, data e dhënies së kontratës është 27 gusht 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 2 shtator 2026.

Kontrata nuk parashihet të nënkontraktohet.

Artikuj të tjerë

Back to top button