
Publikohet lista përfundimtare të financimit për organizatat joqeveritare (OJQ) në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe mërgatës në Suharekë. Mes përfituesve ndodhen disa organizata që kanë lidhje të ngushta me figurat kyçe të pushtetit aktual në Suharekë. Në listën e përfituesve është edhe Bedri Berisha.
Nga dokumentet e siguruara nga TandemPress, ndër përfituesit është organizata “Iniciativa për Inovacion Suhareka”, ku themelues është njeriu i afërt me Bali Muharremajn, Bedri Berisha. Kjo organizatë ka përfituar 18 mijë e 420€.


Ndryshe TandemPress gjatë së hënës raportoi edhe për dy përfitues të tjerë që janë të afërt me pushtetin aktual në Suharekë.
Bëhet fjalë edhe për “Shkollën e Volejbollit për Femra Gjinoci – Therandë”, ku në regjistrin e organizatave Rudina Berisha figuron si përfaqësuese e autorizuar. E cila ka përfituar 20 mijë euro, pa subvencione pushteti i Bali Muharremajt nuk e la edhe ish-drejtorin e tij Driton Maliqaj, i cili përmes organizatës Klubi Atletik Theranda 1992, përfitoi 4 mijë euro.
LEXO EDHE:


