
Gjatë aksionit janë realizuar gjithsej 20 inspektime në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë.
Si rezultat i inspektimeve, 3 lëndë janë dërguar në procedurë, është shqiptuar 1 gjobë, ndërsa në një rast është bërë edhe sekuestrimi i cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të ndërlidhura.
Ministria deklaron se inspektimet kanë për qëllim zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike në afërsi të shkollave, veçanërisht për mbrojtjen e të miturve.
“IQMT do të vazhdojë me inspektimet në terren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të respektimit të ligjit, mbrojtjes së konsumatorëve dhe krijimit të një tregu të sigurt dhe të rregullt” thuhet në njoftim.



