Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në fshatin Llukar të Prishtinës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se motoçiklisti, mashkull, ka humbur jetën.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa rasti po hetohet nga Njësiti Rajonal i Trafikut.
Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.



