Një person i mitur në Hajvali sulmohet me thikë, policia arreston të dyshuarin

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar të mërkurën në Hajvali të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, një persona dyshohet se ka sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe një thikë, ku një person i mitur ka pësuar lëndime.

Si pasojë e sulmit, i mituri ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Artikuj të tjerë

Back to top button