Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe: 40 vjeçari vdes pasi ra nga humnera

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Policia është njoftuar se shtetasi F.S, rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e lëndimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën, raporton euronews.al.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button