Shqetësoi qytetarët: Policia arreston një shtetase të huaj në Prishtinë

Një shtetase e huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi dyshohej se po shkaktonte shqetësim tek disa qytetarë.

Sipas raportimit të Policisë, gjatë kontrollit të së dyshuarës është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë, ndërsa rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:18, në Bulevardin “Edit Durham”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button