
Në Kosovë gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3 mijë e 775 raste të reja të personave të prekur nga sëmundjet malinje dhe beninje
Të dhënat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në kuadër të publikimit të statistikave të shëndetësisë për vitin 2025.
Sipas ASK-së, numri i rasteve të reja është rritur krahasuar me vitin 2024, kur ishin regjistruar 3 mijë e 644 raste.
Kjo paraqet një rritje prej 3.6 për qind, apo 131 raste më shumë brenda një viti.
ASK ka raportuar se gjatë vitit 2025 është shënuar rritje edhe në numrin e vizitave në institucionet shëndetësore në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor – primar, sekondar dhe terciar.
Sipas statistikave, rritje më e madhe e vizitave është vërejtur në laboratorët e të gjitha niveleve.
Të dhënat e ASK-së janë pjesë e statistikave vjetore që pasqyrojnë aktivitetet dhe gjendjen e shërbimeve shëndetësore në Kosovë gjatë vitit 2025.



