Lëndohet rëndë një grua në vendin e punës në Viti, arrestohen dy të dyshuar për shkaktim rreziku në vendin e punës

Një grua kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte në vendin e saj të punës më 10 shtator në Viti.


Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, që është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, janë arrestuar dy persona

Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy të dyshuar meshkuj kosovarë të dyshuar për shkaktim të rrezikut në vendin e punës, njoftoi PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button