Një grua nga Mitrovica e Veriut raporton në polici se vajza e saj po përcillet, dhe po shqetësohet në menyrë të vazhdueshme nga një person

Të premten në Mitrovicë të Veriut një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur po përcillet në vazhdimësi nga një person

Ajo tha se vajza e saj kishte biseduar para disa muajsh me personin në fjalë, dhe ai tani po e shqetëson.

“Ankuesja femër kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur ka lajmëruar se vajza e saj ka biseduar përmes rrjeteve sociale para disa muajve me një person mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“E mitura ka deklaruar se i dyshuari në vazhdimësi e përcjell dhe e shqetëson. I dyshuari është kërkuar por deri me tani nuk është hasur nga policia. Rasti mbetet nën hetime”.

Artikuj të tjerë

Back to top button