“Marshi për Liri” tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, cka raportuan mediat e huaja lidhur me UÇK-në?

“Marshi për Liri”, i mbajtur të shtunën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka tërhequr vëmendjen e disa prej agjencive më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve.

Associated Press (AP), Reuters, dhe Agence France-Presse (AFP) kanë raportuar për tubimin, i cili u zhvillua pak ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

AFP raportoi për pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve, duke e përshkruar ngjarjen si protestë në prag të vendimit për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Edhe AP dhe Reuters kanë raportuar për marshin, duke theksuar pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve dhe mbështetjen për Thaçin dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

Agjencitë ndërkombëtare kanë rikujtuar se katër ish-krerët përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të lidhura me luftën e viteve 1998–1999 në Kosovë.

“Marshi për Liri” u shoqërua me thirrje për drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa aktgjykimi përfundimtar pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.

Artikuj të tjerë

Back to top button