
Protesta para Qeverisë së Kosovës po vazhdon ende, rreth gjashtë orë pas nisjes së tubimit.
Protestës tashmë i janë bashkuar edhe deputetë të PDK-së dhe AAK-së, ndërsa qytetarët e pranishëm vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Qeverisë.
Protestuesit po u bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës.
“Kush s’bashkohet është tradhtar”, janë disa nga thirrjet që po dëgjohen nga protestuesit e pranishëm para Qeverisë së Kosovës.



