
Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Rrëmbim në bashkëkryerje”.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 13 shtator 2026, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 16 shtator janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, të dy shtetas të Kosovës.
Për zhvillimet në rast është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rrethanat e rrëmbimit apo për viktimën, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.



