Dy persona therren me thikë në Mitrovicë, policia arreston të dyshuarin

Një përleshje ka ndodhur rreth orës 21:44 në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime.

Zahiti ka identifikuar dhe është arrestuar një person.

“Rreth orës 21:44, është raportuar për një përleshje në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku dy persona të moshës madhore kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Sipas informatave të para, lëndimet dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar.

Hetuesit policorë janë duke vazhduar me veprime hetimore”, ka thënë Zahiti.

Artikuj të tjerë

Back to top button